ZMPJ Isaki dhe Sek.Shtetëror Popov realizuan vizitë pune në Sarajevë

ZMPJ Isaki dhe Sek.Shtetëror Popov realizuan vizitë pune në Sarajevë

Me 17 dhe 18 maj, një delegacion i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, në përbërje të së cilës ishte edhe Sekretari Shtetëror për Punë të Jashtme, Zoran Popov, realizuan vizitë pune në Sarajevë.


Në kuadër të vizitës u mbajtën konsultime bilaterale në nivel të Zv/ministrave për Punë të Jashtme midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje Hercegovinës, delegacioni i së cilës ishte i udhëhequr nga Zv/ministri i Punëve të Jashtme, Jorip Brkiq, në lidhje me aspiratat integruese evropiane dhe euro-atlantike të të dyja vendeve.
Gjatë bisedimeve u shkëmbyen informacione dhe përvoja në lidhje me aktivitete konkrete dhe zbatimin e procesit të reformave që del nga procesi për anëtarësim në BE dhe NATO. Përskaj konstatimi dhe shprehjes së mirënjohjes për bahskëpunimin e deritanishëm të mirë mes dy Ministrive, u shqyrtuan edhe mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre edhe në kuadër të iniciativave rajonale, siç Karta e Adriatikut- SHBA.

Gjatë periudhës së vizitës në Sarajevë, Zv/ministrja Isaki realizoi edhe takime me shefin e sektorit programor të Këshillit për bashkëpunim rajonal, Maja Hanxhiska Trendafilova, në të cilën mes tjerash u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim dhe pjesëmarrje në organizimin e Konferencës në lidhje me përfshirjen gjinore në politikën e jashtme, si dhe aktivitete tjera në të ardhmen që do të dilnin nga kjo ngjarje. 
Zëvendësministrja Fatmire Isaki realizoi takim edhe me Goran Krtaliq, Këshilltar i Zëvendëskryetarit të Këshillit ministror të Bosnje Hercegovinës, ku u shqyrtuan qëndrimet dhe pozicionet e përgjithshme në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Sukcesion, si dhe mundësitë e realizimit të progresit të mëtejmë në këtë drejtim, në pajtim me interesat e të dy vendeve.

Lajme Maqedoni