Zgjedhjet, Ambasadorja amerikane tek Rama në Kryeministri

Zgjedhjet, Ambasadorja amerikane tek Rama në Kryeministri

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, është parë të hyjë në Kryeministri mëngjesin e së enjtes.

Nuk ka njoftim nga burimet zyrtare nëse znj. Kim ka një takim me Kryeministrin Edi Rama, që llogaritet të jetë i pari pas shpalljes prej tij si fitues i zgjedhjeve të 25 prillit.

Më herët, Ambasadorja Kim e uroi Kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhje dhe përcolli edhe mesazhin përgëzues të Ned Prices, Zëdhënësit të DASH-it.

Ditën e votimit, znj. Kim luajti rol aktiv në vëzhgimin edhe vetë personalisht, krahas ekipeve të ambasadës, të procesit të votimit dhe numërimit në disa qytete të vendit.

Lajme Rajon Shqipëri