Zaev: Asnjëherë më nuk do të lejojmë që institucionet të fshehin informata

Zaev: Asnjëherë më nuk do të lejojmë që institucionet të fshehin informata

Informata është e mirë publike. Dezinformata është rreziku, porositi kryeministri Zoran Zaev në urimin e tij deri te punëtorët mediatikë me rastin e 3 Majit – Ditës së lirisë së mediumeve.

“Në Ditën botërore të lirisë së mediumeve, me rëndësi është të përsërisim dhe të konfirmojmë se në Maqedoninë e Veriut asnjëherë më nuk do të lejojmë që institucionet të fshehin informata. Autoritetet të cilët te ne kanë fshehur informata, e kanë robëruar shtetin. Prej vitit 2017 i kemi hapur institucionet, i deklasifikuam të dhënat për harxhimet dhe filluam të publikojmë një sërë dokumentesh dhe komplete të dhënash. Me këtë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila në vitin 2016 ishte në vendin e fundit, tani tre vite me radhë është e para sipas transparencës në rajon”, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Zaev.

Më herët, potencoi Zaev, bëhej gjithçka që të fshihet nga mediumet, e sot shërbimet e ministrive bëjnë çmos që të sigurojnë informatë të saktë, gjithpërfshirëse dhe me kohë.

“Mund të përmirësohemi dhe do të përmirësohemi, nuk guxon të mbetet asnjë institucion në Maqedoninë e Veriut me veset e vjetra të mbylljes dhe fshehjes së të dhënave. Derdhja e shpejtë e informatave të sakta është garancë se mediumet punojnë lirshëm. Se situatat me mediumet nga viti 2017 vazhdimisht po përmirësohet, konfirmon edhe raporti vjetor për liritë i “Fridom Haus”, ku thuhet se në Maqedoninë e Veriut rritet numri i mediumeve kritike dhe të pavarura, posaçërisht të onlajn plarformave, ndërsa indikatori më i rëndësishëm në raportin e ‘Reporterëve pa kufijë’ është se prej vitit 2017 kemi trend pozitiv të rritjes, që nuk ishte rast me Qeverinë e kaluar”, ka shkruar Zaev.

Lajme Maqedoni