Video/ PD zbulon tjetër skemë, ja si u hoqën votat e kandidatëve të opozitës në KZAZ-në 40

Video/ PD zbulon tjetër skemë, ja si u hoqën votat e kandidatëve të opozitës në KZAZ-në 40

Së fundmi është publikuar një video e cila tregon se si është manipuluar votimi online në zgjedhjet e 25 Prillit.

Kjo video e cila po bën xhiron e internetit, u publikua si fillim nga aktivisti Genc Sejko, i cili zbulon se si janë hequr vota të opozitës. Sejko ka krahasuar votat në KZAZ-në 40 në Tiranë ku u zhvillua projekti pilot i votimit elektronik.

Në video aktivisti tregon se sipas të dhënave ka pasur të tjera shifra të prezantuara një ditë pas zgjedhjeve dhe të tjera të pasqyruara në faqen zyrtare të KQZ-zë.

6 kandidatëve të PD-së, duke filluar nga kryetari Lulzim Basha, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Shpëtim Idrizi, Agron Shehaj dhe Oriela Nebiaj u janë hequr 74 vota.

https://www.instagram.com/tv/COWKp7IBCJr/?utm_source=ig_embed&ig_mid=48D9ACC4-E47A-4A88-9A6D-8705A79226DF
Lajme Rajon Shqipëri