U shua optimizmi i Zaevit për BE-në, Zaev: Qartë porosisim – largoheni çdo diskutim për identitetin

U shua optimizmi i Zaevit për BE-në, Zaev: Qartë porosisim – largoheni çdo diskutim për identitetin

Pas takimeve intensive dhe bisedave me përfaqësues të lartë të BE, kryeministri Zoran Zaev me qëndrim të qartë se nuk do të negociohet me identitetin dhe gjuhën maqedonase. Me identitetin maqedonas nuk mund të luaj as Qeveria ime, e as cilado Qeveri dhe aq më pak një shtet tjetër dhe Unioni në të cilin ende nuk jemi vend anëtarë. Ai porositi se edhe përkundër gjithçka, vendi jonë do të vazhdojë agjendën evropiane.
“Qartë dhe zëshëm porosisim dhe përsëritim, largojeni çdo diskutim për gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedonas nga tavolina e bisedimeve në Bruksel. Pas kësaj mund të vazhdojmë të bisedojmë për ardhmërinë tonë evropiane. Ne kemi krenari dhe identitet tonë”, deklaroi Zaev.

Nga VMRO-DPMNE thonë se janë të habitur si mundet Zaev i cili në vitin 2018 pohonte se Maqedonia i ka filluar negociatat, tani kërkon arsye pse ato nuk kanë filluar.
“Në vitin 2018 nuk kishte veto nga Bullgaria por nuk filluan negociatat, sot kemi probleme shtesë ndërsa një nga problemet për mos fillimin e negociatave është korrupsioni i madh në krye të së cilit është Zoran Zaev”, tha Milloshovski.

Në qëndrimet e veta mbetet edhe Bullgaria zyrtare. Zv.kryeministrja dhe ministrja për punë të jashtme në largim, Ekaterina Zaharieva, në takimin e mbrëmshëm të ministrave për punë të jashtme ka theksuar se vendet nga rajoni duhet të respektojnë kriteret e BE.
“Vetëm fillimi i negociatave për anëtarësim në BE nuk është i mjaftueshëm që ta përforcojmë orientimin gjeopolitik të Ballkanit Perëndimorë. Është e patjetërsueshme që vendet nga rajoni të respektojnë kriteret e BE dhe me efikasitet të zbatojnë reformat e nevojshme, si dhe të ndalojnë me fushatat dezinformuese kundër vendeve anëtare”, u shpreh Zaharieva.

Kryeministri Zaev si dhe ministri për punë të jashtme, Bujar Osmani, sot kishin takim me euro-deputetin bullgar dhe njëherit raportues për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Ilhan Quçuk. Euro-deputeti bullgar ka deklaruar se në takim janë theksuar lidhja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore. Na nevojitet agjendë e bazuar në të ardhmen, kthim i besimit dhe përforcim i raporteve mes dy vendeve, ka theksuar Quçuk.

Lajme Maqedoni