Takim i ZMPJ Fatmire Isaki me Ambasadorin e Japonisë

Takim i ZMPJ Fatmire Isaki me Ambasadorin e Japonisë

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, sot realizoi takim me Ambasadorin e Japonisë në Shkup, E.T. z. Hironori Savada.
Në takim u shpreh kënaqësia e ndërsjellë nga zhvillimi i raporteve bilaterale në mes dy vendeve, të cilat u vlerësuan si jashtëzakonisht miqësore, të bazuar në partneritetin dhe bashkëpunimin tradicional.

Zëvendësministrja Isaki shprehi gatishmërinë për thellimin e mëtejmë në fushat e interesit të ndërsjellë dhe me këtë rast, e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme nga Japonia, përmes granteve, donacioneve dhe projekteve për përmirësimin e shumë elementeve nga shoqëria jonë.

Nga ana e Japonisë u theksua mbështetja për proceset reformuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe u potencua se edhe Japonia do të ndihmojë zhvillimin e vendit përmes projekteve në kuadër të ndihmës teknike.

Lajme Maqedoni