SPB-Tetove:Apel per preventive

SPB-Tetove:Apel per preventive

Disa pronarëve të automjeteve motorike, gjegjësishtë shoferëve në rajonin e Pollogut shpesh i lënë automjetet e tyre të shkyçura ose me çelësat në bravë. Në këtë mënyrë, ndër të tjera, automjetet bëhen “pre” shumë tërheqëse për hajdutët, të cilët zakonisht i marrin shpejt dhe largohen nga vendi.

Kjo, posaçërisht nëse automjetet lihen në rrugë të pandriçuara, anësore dhe jo të frekuentuara dhe për shkak të të cilave Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, përsëri u bën apel pronarëve të tyre që t’i mbyllin dhe mos t’i lënë çelësat në kyç.

Gjithashtu apelohet, që të mos lihen tableta, laptopë, telefona celularë, komplete, syze dielli, pajisje lëkure, bizhuteri ose sende të tjera të shtrenjta në sediljet e automjeteve, të cilat mund të tërheqin dhe inkurajojnë shumë hajdutët e vjedhjeve të rënda.

Lajme Maqedoni