SPB Tetovë-K u m t e s ë

SPB Tetovë-K u m t e s ë

 Si pjesë e aktiviteteve të kontrollit të intensifikuar për siguri më të madhe të trafikut dhe rrugë më të sigurta, muajin e kaluar (qershor) në rajonin e gjerë të Tetovës janë ndërmarrë gjithsej 823 masa për tejkalim të shpejtësis së lejuar maksimale brenda dhe jashtë vendbanimit. Nga këto, 83 shkelje kanë qenë për tejkalim shpejtësie për më shumë se 70 km në orë jashtë vendbanimit dhe 18 për më shumë se 50 km në një zonë banimi.  Për të gjith shkelësit janë përgaditur parashtresa adekuate për kundërvajtje dhe do të ballafaqohen me gjoba adekuate  të parapara me ligj, kurse të njëjtit do tju shqiptohet edhe masë mbrojtëse ,,Ndalesë“ në afat prej një muaj deri në një vit. Gjoba për shkelje të këtilla si shpejtësi e tejkaluar është 400 euro në kundërvlerë të denarit.   Aktivitetet e kontrollit të shpejtësisë gjatë ditës dhe në mbrëmje, kur aktivizohet i ashtuquajturi radar i natës, me intensitet të njëjtë janë planifikuar për dy muajt e ardhshëm. Përveç kësaj, në zonën e Tetovës, përparësia e sigurisë në trafik këtë verë do të jetë parkimi, veçanërisht në zonën qendrore të Tetovës. Kjo është aq më tepër pasi që një numër i madh i mërgimtarëve tashmë kanë filluar të mbërrijnë vendin tonë, gjë që do të rrisë ndjeshëm frekuencën e përgjithshme dhe nevojën për një qarkullim të rrjedhshëm dhe pa pengesa si dhe vend të lira për parkim.

Lajme Maqedoni