Snopçe me reagim të ashpër: “Koalicioni i amnestive”, pas anulimit të regjistrimit amnestuan krimin dhe mafian urbane

Snopçe me reagim të ashpër: “Koalicioni i amnestive”, pas anulimit të regjistrimit amnestuan krimin dhe mafian urbane

Sot edhe njëherë drejtësia në vend ra pre e marrëveshjes Zaev – Mickoski, të cilën e bekoi edhe BDI.

Koalicioni i amnestive, SDSM-BDI dhe VMRO-DPMNE, në procedurë të shpejtë miratuan ligjin me të cilin legalizojnë objektet e ndërtuara në mënyrë ilegale dhe antiligjore. 

Duke u fshehur pas qytetarëve dhe duke keqpërdorur të njëjtët, ata amnestuan bashkëpunëtorët e tyre, Stevçe Jakimovskin dhe Dragan Pavlloviç Llatasin. Përveç kësaj legalizuan objektet dhe bizneset ilegale, duke rrezikuar pasuritë natyrore, burimet natyrore të ujit, parqet kombëtare, ndërsa legalizuan edhe objektet ilegale për të cilat dëgjuam edhe në bisedat e përgjuara se si bëhen pazare politike mes liderëve politik. 

Të gjithë partnerët e këtij projekti të sponzorizuar nga mafia urbane dhe politike, pranuan se i njëjti ishte fryt i marrëveshjes mes Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, ku mes tjerash u vendos edhe anulimi i regjistrimit të popullsisë, që u miratua me aminin e BDI-së

Lajme Maqedoni