Radari bën kërrdinë / Afër 800 dënime gjatë aksionit të policisë

Radari bën kërrdinë / Afër 800 dënime gjatë aksionit të policisë

Për vozitje të shpejtë 788 sanksione në territorin e mbarë vendit

Në kuadër të aksioneve të përforcuara të kontrollit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara, policia ka gjobitur 788 drejtues të makinave.

“Prej tyre, 111 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa 21 kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, kanë thënë sot nga MPB-ja.

Kanë paralajmëruar se aksionet e përforcuara të kontrollit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të respektojnë rregullat e komunikacionit

Lajme Maqedoni