Qeveria miratoi vendimin, ora policore do të filloj në ora 24:00

Qeveria miratoi vendimin, ora policore do të filloj në ora 24:00

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin e Shtabit të Krizës që ora policore të filloj në ora 24 dhe të zgjas deri në ora 05:00. Gjithashtu në mbledhjen e sotme është vendosur që objektet gastronomike të punojnë deri në ora 23:30 minuta, të rikthehen organizimit e ngjarjeve kulturore por me kufizime për pjesëmarrje ndërkaq të fillojnë me punë edhe Qendrat e fitnesit. Lehtësimi plotësues i masave vjen pas rënies së theksuar të numrit të rasteve të reja me Kovid-19. Këto vendime të Qeverisë do të hyjnë në fuqi prej ditës së nesërme, e mërkurë 12.05.2021.

Lajme Maqedoni