“Pollati” dridh Erdoganin, kërkohet të kapet tani nga policia

“Pollati” dridh Erdoganin, kërkohet të kapet tani nga policia

Autoritetet turke kanë lëshuar urdhër arresti për Sedat Peker, i konsideruar si bosi i mafies, i cili kohët e fundit tronditi qeverinë turke me videot e publikuara, ndërkohë që aktualisht është i arratisur në Dubai.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Anadolu, urdhri u lëshua me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Ankarasë. Vendimi për lëshimin e urdhërit u mor nga Zyra e Gjykatës së Dytë Penale të Ankarasë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se ishte kryer një kërkim për Sedat Packer, përmes numrit të dosjes 2021/100993, të datës 26 maj 2021. Sipas CNN Turk, ka pasur dy hetime kundër mafiozit në Stamboll dhe Ankara.

Ndërkohë, pretendimet e Sedat Peker, të bëra publike në shtatë video të ngarkuara në YouTube, janë të vështira për t’u verifikuar, por megjithatë po tronditin shumë. Videot, prej të cilave më e fundit u publikua më 23 maj, janë parë më shumë se 39 milionë herë, një shifër kjo që autoritetet nën udhëheqjen e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan po e kanë të vështirë ta injorojnë.

Në monologët e tij të regjistruar në video, Sedat Packer hodhi akuza për përdhunim, vrasje, trafik droge, abuzim të pushtetit, fshehje dhe më shumë.

Ai implikoi Ministrin e Brendshëm Suleyman Soylu në tregtinë e kokainës, si dhe djalin e ish-Kryeministrit Binali Gildirim. Sipas mafiozit, shumë atentate ndaj gazetarëve përfshijnë ish-drejtorin turk të sigurisë dhe Ministrin e Brendshëm Mehmet Agar, ndërsa përshkruan Turqinë si një “qendër” të tregtisë së kokainës

-ShqipMedia

Lajme Rajon