PËR MAQEDONASIT ARMIQTË MË TË MËDHENJ JANË SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SHBA, POR JO EDHE SERBIA

PËR MAQEDONASIT ARMIQTË MË TË MËDHENJ JANË SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SHBA, POR JO EDHE SERBIA

Shqipëria dhe Kosova janë armiq më të mëdhenj të Maqedonisë së Veriut, se sa Serbia dhe Rusia. Kështu kanë vlerësuar qytetarët përfshirë në anketën “Evrometar” të realizuar nga Qendra për Strategji Evropiane Eurothink në Shkup.

Duke u përgjigjur në pyetjen “Se cili shtet mund të jetë armiku më i madh i vendit”, diku rreth 6 për qind e qytetarë vlerësojnë se Shqipëria është armiku më i madh, dhe paraqet rritje në krahasim me vitin 2020, kurse rreth 2 për qind vlerësojnë se Kosova është armiku më i madh, që poashtu paraqet rritje në krahasim me vitin 2020.

SHBA-të konsiderohen si armiku më i madh i Maqedonisë së Veriut nga 3.8 për qind e qytetarëve, që është shumë më tepër se 0.3 për qindëshi që armik më të madh e konsiderojnë Serbinë dhe Rusinë.

Ndryshe si “armik” më i madh i Maqedonisë së Veriut për momentin bindshëm prin Bullgaria, me 51.5 për qind, që megjithatë paraqet rënie të madhe me vitin 2020 kur ka qenë afër 78 për qind.

Maqedoni