Në periudhën (25.05.2021/26.05.2021) nga SPB Tetovë janë regjistruar këto shkelje

Në periudhën (25.05.2021/26.05.2021) nga SPB Tetovë janë regjistruar këto shkelje

   Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (25.05.2021/26.05.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 40 persona (TE-25 dhe GV-15) janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë. Në këtë periudhë, në rajonin Tetovë-Gostivar, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe shëndetësor për 3 persona (TE) janë përgaditur vendime të reja për izolim, si dhe janë kryer kontrolle tek 42 personat (TE-22 dhe GV-10) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar mospërputhje me vendime të lëshuara për izolim.

   Në periudhën prej ora 24:00 më datë 25 maj deri në 04:00 më 26 maj 2021 në rajonin e SPB Tetovë nuk janë regjistruan shkelje të vendimit të qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve.

                                           ……

    Sot (26.05.2021) në orën 00.20 në Gostivar, pjestarët e policisë nga Stacioni Policor Gostivar kanë privuar nga liria personat K.M. (31) dhe I.M. (32), të dy nga Gostivari.   Gjatë një bastisje në shtëpinë e tyre në Gostivar, që është kryer me urdhër të gjykatës, efektivët e policisë  në disa vende kanë gjetë dhe konfiskuan 17 pako me substancë të panjohur pluhuri të bardhë.

  Ata janë mbajtë në stacionin e policsë dhe pasi çështja të dokumentohet plotësisht, kundër tyre do të ngrihen akuza të përshtatshme.

                                         …..

   Dje (25.05.2021) në ora 14.00 efektivët e policisë nga Stacioni Policor – Gostivar në  Çegran të Gostivarit, për shkak të dyshimit se është autor i disa veprave penale “vjedhje”, të kryera në zonën e Gostivarit, është privuar nga liria personi B.S. (19) nga Çegrani i Gostivarit.   Çështja është duke u sqaruar dhe dokumentuar plotësisht, kështu që do të pasojnë parashtresa adekuate.

                                          ……

  Dje (25.05.2021) në ora 19.20 në Stacionin Policor Gostivar, në bazë të urdhrit të Gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg, është arestuar personi R.M. (56) nga Gostivari.

   I njëjti është dorëzuar në Burgun e Tetovës për vuajtjen e dënimi me burg.

                                         ……    Dje (25.05.2021) rreth orës 21.30, 40-vjeçarja M.S. nga Bërvenica e Tetovës, ka raportuar se zjarri shpërthyer në njërën nga dhomat në shtëpinë e tyre familjare. Zjarri është lokalizuar plotësisht nga Njësia e Zjarrfikjes në Tetovë dhe nuk ka patur persona të lënduar.  Në vendin e ngjarjes është kryer inspektimi nga ekipi i SPB Tetovë.

Njoftojn nga SPB Tetovë-Fatmir Rexhepi

Lajme Maqedoni