“Në BDI mbretëron kapadaillëku i Artanit” – Izet Mexhiti reagon ashpër ndaj Grubit

“Në BDI mbretëron kapadaillëku i Artanit” – Izet Mexhiti reagon ashpër ndaj Grubit

Izet Mexhiti nuk ka qënë i informuar për listën e shkarkimeve në qeveri, konkretisht për propozimin që Irfan Buçi, zëvendësdrejtor në DOgana të shkarkohet dhe në vend të tij të emërohet tjetërkush. Lista për të cilën thuhej se ishte e propozuar nga Zëvendëskryeministri Artan Grubi, sipas Izet Mexhitit qënka tërhequr pas reagimeve. Vetë Artan Grubi e ka tërhequr propozimin, sipas Mexhitit, përcjell in7.

“Si edhe për çështjet tjera, edhe për këtë çështje nuk respektohen organet partiake por mbretëron kapadaillëku i Artanit”, ka thënë Mexhiti në reagimin e tij Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së dhe kryetari i degës së kësaj partie në Çair.

Beteja politike mes Grubit dhe Mexhitit po zhvillohet edhe jashtë organeve partiake që prej krijimit të qeverisë së re./in7.tv/

Lajme Maqedoni