MPB: Nga kjo datë nuk do ketë letërnjoftime, passaporta dhe pantentë shoferi

MPB: Nga kjo datë nuk do ketë letërnjoftime, passaporta dhe pantentë shoferi

Nga 11 qershori pas orës 16:00 deri më 15 qershor deri në orën 20:00, sistemi për marrjen dhe lëshimin e letërnjoftimeve, pasaportave dhe patentë shoferit në Shkup nuk do të funksionojë për shkak të azhurnimit të sistemit për dokumente personale , informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Qytetarët nga zona e qytetit të Shkupit të cilët kanë takim për të aplikuar për letërnjoftim (letërnjoftim, pasaportë dhe patentë shofer) më 11 qershor pas orës 16, këtë duhen ta bëjnë para ambienteve të Ministrisë ku ata do të kenë takim për letërnjoftim në të njëjtën ditë (11.06.2021) deri në orën 16.

Qytetarët që kanë caktuar termin më 14 qershor do të mund të ushtrojnë të drejtën për të paraqitur kërkesë për dokument personal sot në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç kanë planifikuar.

Ata që kanë një termin më 15 qershor do të mund të ushtrojnë të drejtën për të paraqitur kërkesë për dokument personal nesër në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë dhe minutë siç kanë planifikuar.

MPB-ja njofton qytetarët që të marrin dokumentet personale të përfunduara deri më 11 qershor deri në orën 16 ose deri më 16 qershor të vitit 2021

Lajme Maqedoni