Maqedonia e Veriut ‘fluturojnë’ çmimet e produkteve ushqimore

Maqedonia e Veriut ‘fluturojnë’ çmimet e produkteve ushqimore

Industria e mishit ka njoftuar rritjen e çmimeve të produkteve të mishit nga 20 në 40 për qind. Edhe çmimi i naftës tashmë është rritur ndjeshëm, ndërsa rritje pak a shumë shohim edhe tek çmimet e pemë-perimeve.

Rritjet e çmimeve familjet e varfra i vë në një situatë edhe më të vështirë, pasi shumicën e parave do të duhet ta shpenzojnë për ushqim dhe nuk u mbetet shumë për të përmbushur nevojat tjera, gjë e cila rrezikon krizën sociale në vend, raporton Koha.mk, përcjell Albinfo.ch.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare në vend është 27.948 denarë, apo 742 denarë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërsa shporta konsumatore është 33.772 denarë që i bie 831 denarë më e lartë se vitin e kaluar.

Ekspertët deklarojnë se shpenzimet minimale të një familje katër anëtarëshe nuk mund të mbulohen nga paga mesatare në vend. Neritan Turkeshi, profesor i ekonomisë, pohon se me paga mujore shërben vetëm për plotësimin e nevojave themelore.

Lajme Maqedoni