Klubit ANPASAN me ne krye Nazmidin Imeri vazhdon aktivitetet per ne garat Europiane

Klubit ANPASAN me ne krye Nazmidin Imeri vazhdon aktivitetet per ne garat Europiane

Qyteti i Tetovës nën organizim të Shoqatës Kulturore Vizioni M dhe Klubit të Shahut Anpasan ka pritur turneun mbarëkombëtarë të shahut, “Open Rapid Çes Turnament”. Mbi 120 garues nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova e rajoni garuan përmes sistemit zviceran, kur prej xhiros së parë e deri në të 9-ën rrugën drejt fundit fituesit përballeshin mes veti.

Bekim Sulejmani, drejtor i turneut

“Meqë Vizioni M si shoqatë kulturore objektiv kryesor ka arsimin, edukimin dhe trajnimin e njerëzve dhe të rinjve në veçanti për zhvillim shoqëror krahas kësaj mbështesim edhe këtë lloj të sportit. Qëllimi është që të afrohen njerëzit, të thehet rutina ditore, të njihen njerëzit të bashkohen në punë të mira dhe të dobishme dhe të largohen nga rruga devijante dhe të krijohet një vullnet një dëshirë që të happen edhe shtigje të tjera të bashkëpunimit,  jo brenda Maqedonisë por edhe në vendet e rajonit”.

Sashko Llakinski, arbitër kryesor i turneut

“Mbahet turne i hapur, para se gjithash me lojtarë vendor. Kemi mysafirë nga Kosova dhe nga Shqipëria. Presim që të marrin pjesë rreth 120 garues. Shpresojmë që garuesit të kalojnë bukur dhe gjithçka të shkojë në mënyrën më të mirë.

Nazmidin Imeri, kryetar i KSH Ampasan Tetovë

“Për momentin ndihem me të vërtetë i emocionuar pasi më kanë respektuar  Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe më kanë ardhur në këtë turne ndërkombëtar i cili mbahet 1 herë në vit. Ky turne është i regjistruar në Federatën ndërkombëtare dhe do të jetë i rejtinguar dhe besoj që të gjithë lojtarët do të jenë të kënaqur dhe uroj të fitoj ai që është më i miri”.

Bruhanedin Misini, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Shahut të Kosovës

“Sa i përket aktiviteteve të cilat i ka organizuar Tetova ne gjithmonë kemi qenë prezent. Në shumë raste e kemi përkrahur me logjistikë . Me fjalë tjera gjithmonë kemi qenë aktiv në çdo organizim të cilin e ka organizuar Tetova dhe gjithë qytetet tjera në Maqedoninë e Veriut”.

Nëntë xhirot e zhvilluara sollën garë shumë cilësore, ndërsa fitues i turneut me meritë doli Toni Lazov nga Maqedonia e Veriut i cili përveç Kupës dhe mirënjohjes për vendin e parë, fitoi edhe shpërblimin kryesorë në vlerë prej 10 000 denarëve. 8 000 denarë shpërblim mori Endrit Uruci nga Kosova për vendin e dytë, kurse 6 000 denarë i takuan Filip Mihovit që zuri vendin e tretë. Me nga 3 000 gjegjësisht 1 500 denarë u shpërblyen Stojanço Dimkovski dhe Isuf Kasumi që zunë pozitat 4 dhe 5, ndërsa me mirënjohje dhe shpërblim modest në të holla u nderuan edhe garuesi më i mirë nën 18 vjeç Valentin Uruçi, garuesi më i mirë mbi 65 vjeç Ljubomir Iliq, garuesja më e mirë në konkurencë të femrave Teodora Veleva, si dhe Ratko Trajanovki garuesi me rezultatin më të mirë nga klubi organizatorë, Ampasan Tetovë.

Lajme Maqedoni Sport