Italia lehtëson masat ndaj COVID-19

Italia lehtëson masat ndaj COVID-19

Qeveria italiane ka vendosur që gradualisht të heqë orën policore të vendosur në tetor në mënyrë që të frenojë përhapjen e COVID-19.

Këshilli i Ministrave, i kryesuar nga kryeministri Mario Draghi, vlerësoi rrjedhën e epidemisë në vend dhe miratoi një plan zbutës në përputhje me rrethanat.

Në zonat me një situatë të mirë epidemiologjike, nga 19 maji, ora policore, e cila filloi në orën 22:00, tani do të jetë nga 23:00 deri në 05:00.

Nga 7 qershori, ora policore do të fillojë në mesnatë ndërsa nga 21 qershori, ajo do të shfuqizohet plotësisht.

Sipas dekretit të ri, nga 1 qershori, restorantet mund të shërbejnë në ambiente të mbyllura, ndërsa sallat e sporteve do të hapen më 24 maj.

Hapja e parqeve tematike dhe zbavitëse, e planifikuar më parë për 1 korrik, është shtyrë për datën 15 korrik.

Diskotekat do të qëndrojnë të mbyllura.

Numri i vdekjeve ditore nga COVID-19 ka shënuar rënie javët e fundit, me më pak se 100 vdekje të regjistruara të dielën.

Lajme Maqedoni