Hoxha nënshkruan marrëveshjen – Për herë të parë shqiptarët do të menaxhojnë me Liqenin e Prespës

Hoxha nënshkruan marrëveshjen – Për herë të parë shqiptarët do të menaxhojnë me Liqenin e Prespës

Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha nënshkroi marrëveshjen për Liqenin e Prespës.
Hoxha thotë se i dorëzoi kontratën koncesionarit të ri “Prespafish”, për peshkim tregtar në zonën e peshkimit Liqeni i Prespës.

Ai gjithashtu tregoi se Prespafish do të jetë i obliguar të organizojë shërbim roje peshku, përmes mbajtësve të licencuar të rojeve të peshkut, kurse si obligim në pjesën e peshkimit rekreativ, do të duhet të kujdeset edhe për rinovimin e fondit të peshkut rregullisht në këto ujëra peshkues.

Postimi i tij i plotë:
Në brigjet e Liqenit të Prespës, sot i dorëzova kontratën koncesionarit të ri “Prespafish”, për peshkim tregtar në zonën e peshkimit Liqeni i Prespës, si dhe për organizimin e peshkimit rekreativ në zonën rekreative Liqeni i Prespës.
Me dhënien e koncesionit, para së gjithash, do të mundësohet mbrojtja e rezervave të peshkut në ujërat peshkues, si dhe shfrytëzimin ekonomik në një mënyrë të qëndrueshme.

Lajme Maqedoni