Haradinaj prezanton kandidaten e re për asambliste për Prishtinën

Haradinaj prezanton kandidaten e re për asambliste për Prishtinën

Kandidatja e radhës për asambliste të AAK-së në Prishtinë është Vjollca Govori.

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka thënë se Govori rrjedh nga një familje që përfaqëson vlera të larta qytetare e kombëtare.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot listës sonë iu bashkua edhe Vjollca Govori, e cila rrjedh nga një familje që përfaqëson vlera të larta qytetare e kombëtare, me prejardhje nga Prapashtica.

Vjollca e cila jeton në Taslixhe në pjesën e quajtur ‘Avalla’, lagje që për Prishtinën është e rëndësisë së veçantë, sot zyrtarisht po i hyn garës për asamble të kryeqytetit, me bindjen se do të jetë përfaqësim i denjë i lagjes dhe rinisë së kryeqytetit tonë.

Gjithëpërfshirja në vendimmarrje është qëllim i yni.

Kosovë Lajme