Flota amerikane ndalon një anije pa flamur shtetëror të ngarkuar me armë

Flota amerikane ndalon një anije pa flamur shtetëror të ngarkuar me armë

Flota e Pestë e Marinës Amerikane njoftoi të shtunën se kryqëzori me raketa udhëzuese USS Monterey (CG 61) kapi një dërgesë të paligjshme të armëve që transportoheshin nga një barkë e lehtë njëdirekëshe pa flamur shtetëror në ujin ndërkombëtar të Detit Arabik të Veriut.

Anija e përfolur është ndaluar më 6-7 maj, përcjell Nistori.

Armë të ngarkaura në anije. @US5thFleet (Twitter)

Reuters citon fotën të ketë deklaruar se: “transportimi e armëve përfshinte dhjetëra raketa të përparuara të prodhuara ruse antitank, mijëra pushkë kineze tip 56 dhe qindra mitralozë PKM, pushkë snajper dhe granatahedhës”.

Pas konfiskimit të ngarkesës së jashtëligjshme me armë, anija i është nënshtruar vlerësimit nëse është e lundrueshme. Ekuipazhi është marrë në pyetje, i është ofruar ushqim, para se të lirohet. /Nistori/

Botë Lajme