Drejtoreshë e Aktivitetit: Shkurta Haxhiu OjQ “Heroinat”

Drejtoreshë e Aktivitetit: Shkurta Haxhiu OjQ “Heroinat”

Të nderuar Pjesëmarrës,

Në emër të ekipit organizativ të aktivitetit të garave sportive për persona me aftësi të kufizuara në Pejë, ju falenderojmë thellësisht për pjesëmarrjen tuaj aktive dhe entuziazmin që sollët në këtë ngjarje të rëndësishme. Ju jeni burim frymëzimi ynë dhe shembulli i vërtetë i vullnetit dhe rezistencës përballë sfidave.

nderuar Donatorë

Shenasi Hetemi Kontributi juaj i çmuar ka bërë të mundur realizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme dhe ka dhënë shpresë dhe motivacion për komunitetin tonë. Me ndihmën tuaj, kemi arritur të sigurojmë mjete dhe burime të nevojshme për të ofruar një përvojë sportive dhe përfshirëse për personat me aftësi të kufizuara . Po ashtu dhe Drejtorit Egzon Gjuka i cili na mundësoi shfrytëzimin e sallës sportive në Pejë .

Dhe mikpritja e paharushme e organizuar nga Agim Mehmetaj në Kullën e dëshmorëve në Gllogjan .

Falënderimi ynë nuk mund të shprehë mjaft mirë sa e rëndësishme ishte ndihma juaj për ne. Ju jeni burim frymëzimi ynë dhe forca që na bën të vazhdojmë përpara në misionin tonë për përmirësimin e cilësisë së jetës së personave me aftësi të kufizuara.

Me respekt të thellë,

Shkurta Haxhiu

Show Biz