Aktorja Sheqerie Ilazi rrëfen prjetimet e shfaqjes “Armiku i popullit”në  Bursa të Turqisë

Aktorja Sheqerie Ilazi rrëfen prjetimet e shfaqjes “Armiku i popullit”në  Bursa të Turqisë

Kasti i aktorëve të cilët morën pjesë përbëhet nga: Arsim Fazlija, Blerim Ismani, Petrit Neziri, Elmedina Ahmeti, Sheqire Ilazi, Muzafer Etemi, Argjend Hasani, Berat Saliu, Sami Mustafa, Ali Qerimi, Shpëtim Beadini, Hasim Memishi- Sopi, Ermal Çanga, Bekim Jahiu, Arlind Selimi, Jetmir Arifi dhe Altrim Mamuti.

Ilazi, në rolin e saj u shfaqë e guximshëm dhe idealist, shfaq talentin dhe aftësinë e saj aktoriale në interpretimin e personazhit.
Kasti i aktorëve është i përzgjedhur me kujdes dhe përshtatet në mënyrë brilante me temën dhe mesazhin e shfaqjes. Performanca e tyre, nën drejtimin e regjisorit të njohure Kumbaro dhe asistent regjisor i shfaqjes ishte Elmir Sejfullai, transmetuan me sukses mesazhin kritik dhe emancipues që shfaqja synon të komunikojë. Sheqerie Ilazi vlerëson veprimtarinë artistike si një akt patriotik dhe emancipues, i cili mund të ndikojë pozitivisht në shoqërinë dhe vendin tonë.
Teatri i Tetovës ka një histori të pasur artistike dhe me shfaqjen “Armiku i popullit” shpresojmë që të vazhdojë traditën e sukseseve në skenën teatrale. Me një temë aktuale dhe një kast të talentuar aktorësh, shfaqja do të ketë impakt të madh te publiku dhe do të nxisë debatin dhe reflektimin mbi problemet e kohës sonë. Sheqerie Ilazi dhe ekipi i shfaqjes janë vlerësuar për kontributin e tyre në shprehjen artistike dhe kritikën e thellë shoqërore që sjellin në skenë.

Lajme Maqedoni Show Biz