Aktivitetet e  Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë gjatë 24 orëve të kaluara

Aktivitetet e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë gjatë 24 orëve të kaluara

   Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (19.05.2021 / 20.05.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 81 persona (TE-54 dhe GV-27) janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë. Gjatë kësaj periudhe, në rajonin Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor janë përgadit vendimet të reja për izolim për 3 persona (TE) dhe 1 (GV), si dhe janë kryer kontrolle  ndaj 108 personave (TE-74 dhe GV-34) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar shkelje të vendimeve të lëshuara të izolimit.

   Në periudhën prej ora 24:00 më 19 maj deri në 04:00 me datë 20 maj 2021 në zonën e SPB Tetovë nuk janë regjistruar persona që shkelën vendimin e qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve.

                                         ……

  Më 19.05.2021 në ora 10.00 në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, pjestarë të policisë nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria personin O.A. (30) nga Gostivari për shkak të dyshimit të arsyeshëm se ai është autor i disa vjedhjeve të rënda në mënyrë të pacipë në Gostivar dhe rrethinë. Pasi çështja është dokumentuar plotësisht, kundër tij do të ngriten  akuza adekuate.

                                                ……

   Më 19.05.2021 në ora 18.20 në Njësinë e Policisë Grupçin, një i mitur nga Cerova e Tetovës, në prani të xhaxhait të tij J.A. (32) nga i njëjti fshat, ka raportuar se rreth orës 14.30 në qendër të fshatit kishte qenë i sulmuar fizikisht nga 20-vjeçari В.З. nga i njëjti fshat. Merren masa për zbardhjen e çështjes, e cila do të pasohet nga një parashtresë adekuate.

                                            ……

   Më 19.05.2021 në ora 18.45 në Stacionin Policor Gostivar, A.M. (49) nga Gërgurnica e Tetovës ka raportuar se rreth orës 16.00 në Lagjen Balindolli i Vjetër kishte qenë i sulmuar fizikisht nga personi A.F. Merren masa për zbardhjen e çështjes.

                                           ……

  Më 19.05.2021 në orën 17.00 në Njësinë e Policisë Rostushe është raportuar se përgjatë lumit Radika, në vendin e quajtur “Vlog”, atar i fshatit Jançe, komuna e Mavrovës dhe Rostushës, është gjetë trupi i B.A. (22) nga fshati Rostushë. Ekip i Njësisë së Zjarrfikjes-Dibër ka nxjerë trupin nga lumi, kurse mjeku e kishte shpallur të vdekur. Vendi është inspektuar nga ekipi i Departamentit për punë të brendëshme Gostivar dhe Prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi është  dërguar për autopsi.

                                         ……

   Më 19.05.2021 rreth orës 09.00 në SPB Tetovë është raportuar se në Mavrovoë, më saktësisht në pistën dyvendëshe në qendrën për skijim ,,Zhare Lazareski“, personat O.C. (54) nga Shkupi, duke vozitur një katër cikël, në pronësi të qendrës së skijimit ,,Zhare Lazareski,, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur.   Në këtë aksident, ai dhe pasagjeri M.D. (45) nga Manastiri, të dy punonjës të Qendrës së Skijimit, kanë marrë lëndime të rënda trupore, të konstatuara në institucionet mjekësore në Shkup. Vendi i ngjarjes është inspektua nga  ekipi i DPB Gostivar.

                                          ……

   Më 19.05.2021 në orën 23.20 në magjistralen Tetovë – Shkup, në daljen nga autostrada Veri, efektivët e policisë nga Stacioni Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor – Tetovë e kanë arrestuar personin V.P. (36) nga fshati Rashçe e Shkupit për arsye se i njëjti po sillej në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët kryen detyra zyrtare. V.P. është dërguar në stacionin policorë dhe ndaj tij është përgatitur parashtresë adekuate.

Lajme Maqedoni