AHMETI KËRKON RIKTHIMIN E ERMIRA MEHMETIT NË BDI, I OFRON DY POSTE

AHMETI KËRKON RIKTHIMIN E ERMIRA MEHMETIT NË BDI, I OFRON DY POSTE

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim sot nuk ka bërë vetëm shpalosjen e BDI-së së ardhshme dhe transformimin e sajë.

Siç raporton portali Pa Censurë, kreu i integristëve i ka ri-ofruar mundësinë ish deputetes, Ermira Mehmeti që të kthehet në politikë.

Gjithnjë sipas Pa Censurë, Ahmeti ish deputetes i ka ofruar edhe postin e lënë të “zbrazur” pas ikjes së Hazbi Likës po edhe si kandidate për komunën e Çairit në zgjedhjet lokale.

Por kujtojmë, Ermira Mehmeti para disa ditësh tha se karriera politike e saj ka marrë fund. Por nuk dihet ende nëse ka pranuar ofertën e Ahmetit.

Lajme Maqedoni