Enver Hasani: Vendimi i Osmanit për ta shkarkuar Dakën, shkelje e pastër Kushtetuese

Enver Hasani: Vendimi i Osmanit për ta shkarkuar Dakën, shkelje e pastër Kushtetuese

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se as kjo instancë gjyqësore nuk mund ta arsyetojë vendimin e presidentes Vjosa Osmani për shkarkimin e ish-kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, andaj e ka konsideruar të paligjshme.

Hasani, nëpërmjet një lidhjeje telefonike në T7, e ka cilësuar si “shkelje të pastër Kushtetuese” vendimin e presidentes Osmani për Dakën.

“Është shkelje e pastër Kushtetuese. Parametri kushtetues është kushtetuta jonë. Po qe se shkon në kushtetuese, Gjykata Kushtetuese kurrë nuk mund ta arsyetojë se shkarkimi i kryesueses së KQZ’së mund të bëhet nga presidentja siç e ka bërë presidentja e Kosovës”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

Ndërkaq, për arsyetimin e presidencës për shkarkimin e Dakës, njohësi i çështjeve dhe juridike ka thënë se është përdorur gjuhë jo-profesionale.

“Që ta kemi të qartë, asnjë komeptencë e presidentit të Kosovës dhe presidentëve që kanë sistem të ngjashëm me ne, nuk kanë kompetencë ekzekutive, të gjitha janë zingjirore. Kushtetuta e thotë shumë mirë se presidenti ka të drejtë vetëm për të emëruar kryesuesin e KQZ, që do të thotë për të aminuar zgjedhjen e bërë nga Apeli ose Supremja e Kosovës”, tha Hasani.

Kosovë Lajme