E kam me leje ndërtimi prej 21 vitesh/ Pronari denoncon rastin e prishjes së hotelit: Këtu ka ndërhyrje mafioze, duan t’a shembin dhe të fillojnë projektet e tyre që kanë planifikuar

E kam me leje ndërtimi prej 21 vitesh/ Pronari denoncon rastin e prishjes së hotelit: Këtu ka ndërhyrje mafioze, duan t’a shembin dhe të fillojnë projektet e tyre që kanë planifikuar

“Kam një biznes që e kam ndërtuar që në 1999, kam më shumë se 21 vite që paguaj taksa në bashki. Dje më erdhi lajmërimi që do prishet. Si mund të prishet një objekt që ka leje prej 21 vitesh. Kan ardhur këtu për të ndërhyrë, duke më revokuar lejen time.

Këtu ka ndërhyrje mafioze, në mënyrë të parregullt duan të prishin hotelin dhe të fillojnë projektet e tyre që i kanë planifikuar. Ne jemi në proces gjyqësor”- ka thënë pronari i hotelit.

Në të gjithë vendin, ditën e sotme, ka filluar aksioni i IKMT-së për prishjen e ndërtimeve pa leje në bregdet. Ky aksion po ndërmerret në kulmin e sezonit turistik. Kryeministri Edi Rama e kishte paralamjëruar nisjen e këtij aksioni që prej disa ditësh.

“Prishni e pastroni vetë çka keni ndërtuar pa leje në dëm të pasurisë së popullit, sepse kur të përballeni me forcën e operacionit “Bregdeti Ynë”, do të jetë shumë vonë për ju”-tha Rama.

Lajme Shqipëri