Gjatë 24 orëve të kaluara SPB Tetovë regjistron keto aktivitete

Gjatë 24 orëve të kaluara SPB Tetovë regjistron keto aktivitete

   Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (20.05.2021 / 21.05.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 48 persona (TE-32 dhe GV-16) janë përgaditut urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë.  Gjatë kësaj periudhe, në rajonin Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, janë përgadit vendime të reja për izolim për 1 person (TE) dhe 2 (GV), si dhe janë kryer kontrollet tek 99 persona personat (TE-67 dhe GV-32) me vendime të tilla dhe nuk është konstatuar asnjë shkelje e vendimeve të lëshuara të izolimit.

   Në periudhën nga ora 24:00 më 20 maj deri në ora 04:00 më 21 maj 2021 në zonën e SPB Tetovë janë regjistruar 2 persona (GV) të cilët shkelën vendimin e qeverisë për ndalimin e plotë të lëvizjes së qytetarëve.

                                           ……

   Dje (20-maj) nga ora 10.00 deri në ora 15.00, në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, është kryer kontroll i veprimit në lidhje me shkeljet që kryejnë këmbësorët në komunikacion, në të cilat janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 92 kundërvajtje (TE-76 dhe GV-16 ).  Gjatë kontrollit, gjithashtu janë zbuluar dhe sanksionuar  14 lloje të tjera të shkeljeve (TE-8 dhe GV-6). Kështu që për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa adekuate, dhe ata do të përballen me gjoba që variojnë nga 20 në 50 euro në kundërvlerë me denarë.

Njoftonn zëdhënësi i SPB Tetovë Fatmir Rexhepi

Lajme Maqedoni