A do të zë vendin e Shekerinskës në LSDM? Përgjigjet Filipçe

A do të zë vendin e Shekerinskës në LSDM? Përgjigjet Filipçe

Venko Filipe ka folur për kongresin e nesërm të partisë, Lidhja Socialdemokrate të Maqedonisë.

Ka shprehur bindjen, se lideri i partisë, Zoran Zaev sërish do ta bëjë ekipin më të mirë, ndërkaq ka shtuar, se me të nuk ka folur në lidhje me zgjedhjen eventuale të tij si nënkryetar i partisë, pasi Radmilla Shekerinska nuk do të kandidohet më.

“Nuk kam folur për këtë temë me kryetarin Zaev. Jemi të preukupuar me menaxhimin e këtij procesi, të krizës dhe vaksinimit. Besoj se do ta bëjë ekipin më të mirë, njëjtë siç ishte deri më tani dhe se do të vazhdojë në mënyrë të suksesshme të punojë në sferën e implementimit të të gjithë politikave të suksesshme, njëjtë sikurse deri më tani”, tha Filipçe.

Filipçe, refuzoi të japë qëndrim nëse do të pranonte postin e nënkryetarit të partisë, nëse do të propozohej nga Zaevi./TV21

Lajme Maqedoni