Nisin lëvizjet brenda Partisë Demokratike, mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar

Nisin lëvizjet brenda Partisë Demokratike, mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar

Partia Demokratike do të mbledhë ditën e diel, 16 maj, 2021, kryesinë me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Po të dielën në orën 19:00, PD-ja do të zhvillojë dhe mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Mesazhi i dërguar nga Gazment Bardhi:

Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,

Sektetari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

Këto takime vijnë pak kohë pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ku Partia Demokratike arriti të sigurojë vetëm 59 mandate dhe së bashku me LSI që mori 4 mandate nuk i kishin mjaftueshëm për të formuar qeverinë e re.

Pakënaqësitë nuk munguan në radhët e PD-së, teksa disa demokratë me emër si Fatbardh Kadilli, Bujar Nishani, Edvin Kulluri, etj., dolën kundër Bashës dhe kërkuan dorëheqjen e tij. Të shumtë kanë qenë dhe ata që janë pro Bashës dhe kërkojnë që vëmendja të përqëndrohet te fakti që zgjedhjet e 25 prillit u manipuluan nga mazhoranca dhe te mbledhja e provave që e vërtetojnë këtë.

(E.H/Faxweb.al)

Lajme Shqipëri