Rama i shtriu dorën për bashkëpunim Bashës, vjen reagimi i menjëhershëm i PD-së

Rama i shtriu dorën për bashkëpunim Bashës, vjen reagimi i menjëhershëm i PD-së

Kryeministri Edi Rama i bëri sot sërish ftesë PD-së për bashkëpunim, teksa u shpreh përpara deputetëve të PS-së se ka një plan mjaft ambicioz për këtë mandat.

Për këtë ftesë ka ardhur edhe reagim i parë i PD-së, nëpërmjet deputetes demokrate Albana Vokshi.

E ftuar në ‘Breaking’, Vokshi deklaroi se kjo është një ofertë hipokrite e Ramës në adresë të PD-së.

“Edi Rama po shkarkon presidentin të vetmin institucion që nuk e ka në zotërim. Ftesa është hipokrizi, unë gjykoj se as nuk duhet marrë parasysh edhe as nuk duhet vlerësuar ftesa e Ramës që është ekzekutori i masakrës së 25 prillit. E vetmja negociatë me Edi Ramën është zbardhja e ma sakrës së 25 prillit”, tha Vokshi.

Pas Vokshit ka ardhur një reagim zyrtar edhe nga selia e PD-së.

“Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim. Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku vik timat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre.

Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të lu ftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë be tejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pëmasën e plotë të masa krës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, deklaron zyrtarisht PD-ja.

Lajme Shqipëri