Daut Haradinaj: I kam 272 dëshmorë nën flamurin e Jusuf Gërvallës, nëse për Donikën jam kriminel, le të dorëzojë fakte (VIDEO)

Daut Haradinaj: I kam 272 dëshmorë nën flamurin e Jusuf Gërvallës, nëse për Donikën jam kriminel, le të dorëzojë fakte (VIDEO)

Daut Haradinaj, para rreth tre muajve, i ishte përgjigjur deklaratave të Donika Gërvallës së AAK është ‘parti e krimit’ duke thënë se ‘ajo do të duhej të shkonte në Prokurori për këto akuza’.

Haradinaj në këtë intervistë (minuta 54:52) thotë se ai ka luftuar nën emrin e babait të Donikës, Jusuf Gërvallës.

“Ajo pe dika, unë nuk e di, kam respekt shumë për familjen e saj së pari, jam kanë komandant i Brigadës që ka pasë emrin e babait të saj, Jusuf Gërvalla, edhe i kam 272 dëshmorë nën flamurin e Jusuf Gërvallës.

Mendoj që Beogradi më konsideron kriminel por zonja Gërvalla paska gabu, koka koritë me mu po s’ka dert, nëse ka prova që kam ba naj krim, mos t’hupë kohë por të shkon ku të duhet”, thotë Haradinaj në këtë deklaratë, përcjell Periskopi.

“Për cilindo që ka dëshmi që ka ba krime, duhet të shkojë në institucionet përgjegjëse, mos me i maltretu më popullin me këso akuza publike. Koha e thashethemeve ka mbaru”, deklaronte tutje Haradinaj./Periskopi/

Kosovë Lajme