Njëri ndër njerëzit më kompetent për ti shpjeguar opinionit se si ishte rrugëtimi politik i Ziadin Selës (në Tekstin më poshtë Z.S.) padyshim jam unë autori i këtij shkrimi.
Në vitin 2005 PDSH kishte zgjedhje brenda partiake Z.S. nuk mund të fitonte në nëndegën e tij në Livadhi as për kryetar nëndege, këto zgjedhje i kam udhëhequr unë si kryetar i degës së PDSH-s, Mbikeqyres i zgjedhjeve në atë kohë nga kryesia qendrore ishte kuadri i PDSH-së Xhevdet Nasufi i cili kërkoj nga unë të bejmë kompromis në nëndegën e Livadhisë ku kryetar nëndege të zgidhet Z.S. kurse kundër kandidati i tij Bekim Ziba të bëhet anëtar i kryesisë së degës, d.m.th. u bë kryetar
nëndege pa e merituar.
PDSH-ja e pas zgjedhjeve parlamentare të 2006 u bë pjesë e qeverisë dhe gjatë asaj kohe pati shumë punësime dhe emrime një ndër njerëzit e emëruar nga dega e PDSH-së Strugë, për në pushtetin qendror ishte Z.S. u emërua drejtor i Inspektoratit Shtetëror Sanitar të cilin e kam propozuar unë në atë kohë në cilesinë e kryetarit të degës së Strugës, kuptohet me kerkesë të komisionit kadrovik pranë partisë.
Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi në prag të zgjedhjeve të vitit 2011 organizoi një darkë pune me personat kyç të degës së Struges, ku temë bisede ishte caktimi i bartësit të listës në njesinë zgjedhore numër 5. Në takim pati mendime pro dhe kundër dhe në fund kryetari kërkoi nga të pranishmit që Z.S. të jet bartës liste, kurse nga ne të pranishmit kërkoi ta mbeshtesim dhe kjo ndodhi.
Z.S. duke patur mbështetjen e pa rezervë të kryetarit të partisë dhe të gjitha organeve partiake arriti me deklarata pa mbulesë siç ishte ajo ,,Do të djeg parlamentin,, të ngrej rejtingun personal në opinion.
Në zgjedhjet e 2013 të gjithë ishim të një mendimi se kandidat i duhur për kryetar komune duhet të jetë Z.S. dhe kjo kështu ndodhi i njejti kërkoi që edhe pse kandidon për kryetar komune të mos jep dorëheqje si deputet dhe kjo i’u mundësua nga kryetari Menduh Thaçi.
PDSH-ja me një angazhim maksimal të të gjitha strukturave në
degën e Strugës arriti të fitojë kryetarin e komunës.
POR ÇKA NDODHI MË PAS !
Z.S. si kryetar komune së pari filloi ti flakë dhe mos ti përfill aktivistët e mirfilltë të partisë si Mustafa Murtishin, Lavdrim Elmazin, Zija Jonuzin, Syrija Rashidin dhe shumë të tjerë. Kuptohet që për veprimet e këtilla u njoftuan organet e partisë në nivel qendror dhe ata kërkuan nga i njejti të jep llogari për veprimet e veta.
Pas këtyre veprimeve dukej qartë që Z.S. e ka shitur shpirtin diku tjetër dhe kërkonte mënyra si të largohej nga partia, i njejti filloi të komunikojë me njerëz dhe institucione anti PDSH-së siç ishte ALSAT-M, ish kryetari i BFI-Sulejman Rexhepi e të tjerë. Trathtia politike e Z.S. dukej qartë dhe kjo duhej ndaluar.
Pas këtyre veprimeve ky i njejti u bë i padëgjueshëm ndaj partisë, i njejti filloi haptas të legalizoj miton dhe korrupsionin në komunën e Strugës, nepotizmi ishte i hapur, vendimet e dëmshme për popullatën gjithashtu, siç ishte aksioni famkeq për prishjen e kiosqeve nga i cili aksion pati sherre mes njerëzve dhe familjeve në Strugë dhe rrethinë të cilat fatkeqësisht prodhuan edhe viktima.
Nuk shkoj shumë gjatë dhe Z.S. i ranë maskat krejtësisht në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 ky i njejti filloi të mos i respektojë organet e partisë siç janë: Kuvendi Qendror, Kryesia Qendrore dhe Kryetari i partisë.
Thënë më saktë nuk pranonte që bartës liste në njesinë zgjedhore numër 5 të isha unë Zija Jonuzi edhe pse i kalova të gjitha instancat partiake nga nëndega deri te kuvendi qendror.
Kuptohet pas kësaj kryetari i partisë në bazë të ingerencave statutare e përjashtoi nga partia Z.S.
Për të vazhduar misionin e trathtisë dhe përqarje Z.S. formoi grupacionin politik LR-PDSH dhe kryqëzoheshte (bente be) në emrin e Arbën Xhaferit, partinë dhe ideologjinë e të cilit e tradhëtoi.
Ky kameleon politik i harroi të gjitha dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 bëri koalicion me PDK e Vesel Memedit dhe Unitetin e Gezim Ostrenit ku gjithsejtë tre partitë fituan 3 deputet, po ky i njejti që villte zer dhe vrerë kundër BDI-së shkoi në prehërin e Ali Ahmetit dhe u bë pjesë e qeverisë LSDM, BDI dhe Z.S. Por koalicioni, nuk zgjati shumë gjatë kur partnerët e koalicionit panë se i njejti ka ambicje të sëmura politike e hodhën nga koalicioni si letër për një përdorim.
Z.S. kandidoi për kryetar komune në Strugë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, por harroi se i mungonte mbështetja e PDSH dhe kryetarit Menduh Thaçi dhe si rezultat i kesaj i humbi zgjedhjet në Strugë.
Por taktikat politike dhe koalicionet për interesa të veta Z.S nuk i ndaloi dhe me ata të cilët deri dje i akuzonte për radikalizëm islamik shkoi në koalicion dhe duke keqpërdorur miresinë e partisë Alternativa arrti të pozicionohet më mirë në koalicion ku si koalicion fituan 12 deputet por nuk arritën të bëhen pjesë e qeverisë.
Ky person i etshëm për pushtet i harroi të gjitha edhe ngjarjet e 27 prillit të 2019-ës dhe solli një vendim vdekjeprurës politik për vetveten dhe shkoi në koalicion me VMRO-DPMN në zgjedhjet lokale të 2021. Vërtet ishte e turpshme kur kandidatët e ASH-së i ngriheshin dhe e duartrokitnin himnin e VMRO-së e cila ju kishte përdhosur kryetarin para do kohe.
Me këtë veprim dhe me veprime tjera politike Z.S. i nënçmoi dhe i irritoi keq shqiptarët në RMV. Po i njejti filloi të sillet me partinë si pronë private bile edhe më keq, sa i përket zgjedhjeve kadrovike është rast për tu përmendur kur nga e gjithë Maqedonia Z.S. për anëtar komisioni në KSHZ e emëroi djalin e dajës së vet pa e konsultuar askënd.
Vetkuptohet që edhe të gjitha kandidaturat për kryetar komune nga Likova e deri në Struge i vinte sipas shijes së vet, por vlen të përmenden kandidaturat e Vullnet Murselit për komunën e Tetovës dhe e Albon Xhemailit për komunën e Bogovinës, me te cilat kandidatura nëpërkëmbi të gjitha strukturat politike dhe popullaten në përgjithësi.
Por DON KISHOTI politik nuk ndalej me kaq ai deshte të rrëzoj edhe qeverinë e RMV dhe shkoi të bëj marrëveshje politike edhe me VMRO-n dhe LEVICEN si parti anti perëndimore dhe anti NATO. (61 i turpshëm).
Pas të gjitha këtyre gafave politike dënimi nuk vonoi në zgjedhjet lokale të vitit 2022 për këshillin komunal në Tetovë kur për herë të parë doli vetem si ASH në zgjedhje mezi arriti të marrë 777 vota.
ME NJË FJALI KY ISHTE FUNDI I TURPSHËM POLITIK I NJË NJERIU QË MORI GJITHÇKA NGA PDSH DHE NË FUND E TRADHËTOI.
Zija Jonuzi – anëtar i Kryesisë Qendrore