Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare sot në zyrat e Bashkimit Europian në Shhkup realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në vend z. David Geer, i cili uroi për fillimin e procesit të negociatave duke vlerësuar rolin konstruktiv të PDSH-së në zhbllokimin e rrugëtimit europian të vendit.
Kryetari Menduh Thaçi e falemnderoi ambasadorin Geer për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të pozicioneve properëndimore të vendit dhe e njoftoi se PDSH si forcë politike proeuropiane do të vazhdojë të përkrah çdo iniciativë properëndimore dhe se e vetmja rrugë e Maqedonisë së Veriut është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian. PDSH me seriozitetin dhe arsyen më të madhe do t’u përkushtohet sfidave të rradhës si ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i plotë i reformave në përputhje me parimet e Bashkimit Europian.