Sadi Bexheti ja fillon punës, kush është eksperti ndërkombëtar që ai takoi (Video)

Sadi Bexheti ja fillon punës, kush është eksperti ndërkombëtar që ai takoi (Video)

Një ndër pikat kryesore që ka paraqitur Sadi Bexheti në platformën e tij për Tetovën është rregullimi i problemit me ujin e pijshëm, si një problem i kahmotshëm i komunës së Tetovës.

Sadi Bexheti në fjalimin e tij përmend takimin me ekspertin për këtë çështje, Nidal Salim drejtorin e institutit të ujërave globale dhe ambientit, me seli në Gjenevë, me të cilin është diskutuar për të siguruar fonde të mjaftueshme për të realizuar këtë projekt dhe projekte të tjera.

Në fjalimin e tij Sadi Bexheti thekson: 

Furnizimi me ujë të pijëshëm tash e sa kohë vazhdon të jetë ndër problemet fundamentale të qytetit tonë dhe është koha e fundit për të bërë diçka në lidhje me këtë problem. Ne do bëjmë rikonstruktimin e tërësishëm të rrjetit dytësor të vjetëruar të qytetit duke larguar tubacionet e vjetra dhe me diametër joadekuat dhe duke bërë zëvendësimin e tyre me tubacione të reja të cilat kanë kapacitetet e duhura për furnizim, gjë e cila do na shpie në furnizim të pandërprerë me ujë të pijëshëm. Do bëjmë reduktimin e humbjeve të mëdha të ujit në rrjet si dhe eleminimin e tubacioneve me përbërës të rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve siç janë ato me azbest. Për të biseduar më konkretisht për këtë çështje, sot kam të ftuar themeluesin dhe drejtorin e institutit të ujërave globale dhe ambientit, me seli në Gjenevë, zotëriun Nidal Salim si ekspertë i njohur ndërkombëtarisht dhe ka ngritur çështje të tilla edhe në Kombet e Bashkuara e me të cilët kemi diskutuar për implementimin e projekteve të ndryshme duke siguruar fonde të mjaftueshme për realizimin e tyre.

Lajme Maqedoni