APEL/ Kush ka simptome të Covidit, menjëherë të paraqitet në Spital, të shërohen në bazë të protokoleve

APEL/ Kush ka simptome të Covidit, menjëherë të paraqitet në Spital, të shërohen në bazë të protokoleve

Sa më shpejtë që u drejtohen institucioneve shëndetësore ,aq më e madhe është mundësia e shërrimit për personat të cilët vërrejnë se kanë simptoma të virusit vdekjeprurës Korona shkruan Tetovasot.
Shumë prej pacientëve drejtohen tek mjekët amë apo në Spital në gjendje të rëndë shëndetësore , në momentin kur shumë pak gjëra janë në dorën e mjekut apo ngjajshëm .
Pas situatës së rëndë në Tetovë javëve të fundit ,autoritetet u janë drejtuar me një apel të vazhdueshëm në këtë drejtim me qëllim që këta pacientë që mos vonohen një ditë e më shumë nëse kanë shenja të virusit.Ata sipas tyre duhet menjëherë që të drejtohen tek mjeku sepse sa më i shpejtë intervenimi aq më të mëdha janë që pacientët të kalojnë pa probleme serioze .
Përveç transmetueshmërisë së lartë, varianti Delta ndryshon nga variantet e tjera të koronavirusit edhe për sa i përket simptomave. Identifikimi i simptomave të reja që karakterizojnë llojin “Delta” bëhet nga klinicistët dhe studiuesit në kushte reale, domethënë kur pacientët e vaksinuar dhe të pavaksinuar kërkojnë ndihmë mjekësore.

Simptomat më të zakonshme janë: 1-Rrjedhje hundësh 2-Kollë e vazhdueshme 3-Dhimbje E fytit 4-Dhimbje koke 5-Ethe. Nëse personat i kanë disa nga këto shenja , duhet menjëherë të drejtohen tek institucionet përkatëse për të marrë trajtim me kohë sa nuk është vonë .Tetovasot

Lajme Maqedoni