Për autobusët e stërmbushur, turmat që krijohen edhe përkundër pandemisë, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov fajin ia lë sistemit të vjetruar të Ndërmarrjes Publike të Transportit Publik. Ai u shpreh se është i vetëdijshëm që sistemi aktual nuk i plotëson nevojat e qytetarëve, prandaj kërkoi ndihmë edhe nga Qeveria, për rinovimin e sistemit.

Për autobusët e stërmbushur, turmat që krijohen edhe përkundër pandemisë, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov fajin ia lë sistemit të vjetruar të Ndërmarrjes Publike të Transportit Publik. Ai u shpreh se është i vetëdijshëm që sistemi aktual nuk i plotëson nevojat e qytetarëve, prandaj kërkoi ndihmë edhe nga Qeveria, për rinovimin e sistemit.

Më tej akuzoi partinë opozitare VMRO-DPMNE, ku tha se është tragjike që 27 vite para ardhjes së tij në krye të komunës nuk e kanë zgjidhur këtë problem .

Petre Shilegov, kryetar i Qytetit e Shkupit

“Ajo që duhet ta dini se përse krijohen turmat në transportin publik në qytetin tonë është sepse sistemi me të cilin funksionon ndërmarrja për linjat e autobsave është  nga viti 1984. Ajo që po ndodh tani sidomos në përiudhën e Covidit e jep asryetimin e vendimit të qytetit, që Qevria të ndihmojë në këtë proces, që përfundimisht Shkupi të fitojë një sistem të shpejtë dhe efikas të transportit publik. Ne e vendosim të gjithë kapacitetin e NTP në dispozicion, megjithatë unë jam shumë i vetëdijshëm se ai nuk i plotëson nevojat”.

Nga VMRO i përgjigjen  që siç e quajnë kryetarit më të paftë të Shkupit Shilegovit, i cili ka pasur kohë 4 vjet për ta zgjedhur problemin me transportin publik, por siç thonë,  ai nuk ka pasur kohë për problemet  e qytetarëve sepse 4 vite prioritet e ka pasur ndërtimin ilegal për ndërtesën e tij në Qendër të Shkupit.

VMRO-DPMNE

“Papërgjegjësia dhe paaftësia e kryetarit në largim, Petre Shilegov, është arsyeja për kaosin në trnaportin publik në Shkup. Nuk mund të jetë një alibi për të, për turmat që nuk udhëtojnë mjaft shpesh gjatë pandemisë kur në Shkup kemi qindra njerëz të sëmurë dhe të vdekur nga Kovid 19 çdo ditë. Qytetarët presin autobusë më të shpeshtë, dhe jo premtime të reja për projekte të reja nga Shilegov sepse nuk duhet të lejohet që NTP të bëhet shkak për klastere të reja dhe rritje enorme të numrit të të infektuarve”.

Përndryshe në linjat më të frekuentuara të NTP çdo ditë shihen autobuzë të stërmbushur me njerëz pa mundësi për të mbajtur distancën e caktuar sipas protokolleve dhe qytetarët shpesh ankohen për këtë gjë, pasi që vendi numëron mijëra të infektuar nga koronavirusi çdo ditë. Emine Ismaili /SHENJA/

Lajme Rajon